E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Siri kthehet në krizë humanitare

Gazeta Shqip

Më shumë se 100 mijë sirianë u larguan nga vendi gjatë muajit gusht për ti shpëtuar luftës së përgjakshme, numri më i lartë i shënuar brenda një muaji që kur filloi konflikti në mars 2011, bën të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Vetëm brenda gushtit, numri i refugjatëve pothuajse është dyfishuar duke arritur në 235 mijë vetë. Gushti qe gjithashtu muaji më i dhunshëm deri më sot, me rreth 5 mijë të vdekur. Numri më i madh i refugjatëve ka shkuar në Turqi dhe gjatë ditëve të para të shtatorit, mbi 1 mijë vetë kanë kaluar kufirin çdo ditë. Edhe numri i atyre që shkojnë në Irak është rritur në 500 në ditë nga 500 në javë që ka qenë deri para pak kohësh.

Situata duket tragjike duke marrë parasysh se Siria është një vend me mbi 22 milionë banorë dhe se zgjatja e mëtejshme e luftës mund të shkaktojë miliona të shpërngulur.

Lufta në Siri kthehet në krizë humanitare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›