Chung, president i ri i Oqeanisë

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:19
David Chung është zgjedhur pasardhës i të dënuarit, Reynalt Temarii, si kreu i Konfederatës së Futbollit të Oqeanisë (OFC).
Chung i cili tani është bërë edhe nënkryetar i FIFA-s, dha përkrahjen e tij për presidentin e Federatës Botërore të Futbollit, 74 vjeçarin Sepp Blatter, i cili ishte prezent në takim dhe i cili më vonë gjatë këtij viti do të kandidojë për mandatin e tij të katërt në krye të FIFA-s.
“Ju falënderoj që më keni besuar pozitën e presidentit të OFC-s. Jam shumë i lumtur dhe ju siguroj se do të bëj gjithçka që është e mundshme për të promovuar bashkimin, solidaritetin dhe transparencën. Ndërsa për presidentin e FIFA-s, ai do të ketë përkrahjen time të vazhdueshme”, tha Chung.