Arrestohen dy serbë në Graçanicë
Nga Express më 16 janar 2011 në ora 17:20
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë prangosur në Graçanicë M.A. (23) nga Batusa dhe M.J. (24) nga Lepinja, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të nxitjes së rrezikut të përgjithshëm.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të policisë së Kosovës, sipas të cilëve
arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të ditës së diel, pasi më parë dy personat në fjalë kishin tentuar të hedhin një bombë dore në lokalin “Klub S” në Graçanicë.
Gjatë kontrollit të automjetit të personave të dyshuar është gjetur një granatë dore, dhe një bombë dore.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe iu kanë dorëzuar organeve hetuese, të cilat kanë caktuar masën e paraburgimi prej 48 orësh.