Guardiola llogarit në Militon

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:22
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron të mbajë qendërmbrojtësin Gabriel Milito në Nou Camp edhe gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Mbrojtësi argjentinas, i cili erdhi në Barcelonë nga Real Zaragoza më 2007, ka kërkuar të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit në mënyrë që të luajë më tepër.
Disa klube, përfshirë Genoan, Napolin dhe Malagan, besohet se janë të interesuara për 30 vjeçarin, por Guardiola dëshiron që Milito të mbetet në Barcelonë.
“Milito nuk do të largohet. Ai është futbollist i rëndësishëm edhe kur nuk është duke luajtur”, tha Guardiola për Goal.com.