E Shtunë, 31 Tetor 2026

Churchill, i qetë edhe pse ka Luftwaffe-n në shpinë (FOTO)

Share

Ai ishte një udhëtim shumë i rrezikshëm. Për 18 orë kryeministri i Britanisë, Winston Churchill fluturoi nga Amerika drejt vendit të tij, ndërkohë që po gjurmohej nga flota ajrore naziste, Luftwaffe.

Churchill fluturoi mbi Atlantik në vitin 1942 pas një vizite në SHBA ku loboi tek presidenti Roosevelt për të angazhuar SHBA-në në strategjinë kundër Hitlerit.

Tani fotot e arkivit familjar tregojnë kryeministrin të qetë gjatë fluturimit. Ai shfaqet në kabinën e pilotit dhe më pas në një tavolinë, gjithmonë me gotën dhe cigaren e tij.

Më vonë ky fluturim u cilësua më i guximshmi i të gjithë luftës.

Churchill kishte shkuar me anije në SHBA, por u detyrua të kthehej me shpejtësi me avion duke u nisur nga Bermuda.

Avioni u lehtësua nga pesha për të mbajtur sa më shumë karburant, pasi distanca ishte një sfidë e vërtetë.

Situata u vështirësua më shumë kur avioni u afrua shumë pranë qytetit francez Brest, ku ndodhej një bazë e fuqishme gjermane. Avioni fluturoi për dy orë me radion e fikur dhe arriti të afrohej në Angli nga një drejtim jugor i papritur.

Vetë Churchill kujton se gjashtë avionë gjermanë ishin urdhëruar të qëllonin avionin e tyre, por dështuan në misionin e tyre.

Personi që publikoi fotot, Hamish Coney, thotë: Në bordin e avionit ishte një pjesë e rëndësishme e drejtuesve ushtarakë. Të gjithë në një avion të paarmatosur. Ishte çmenduri. Nuk kishte radio dhe këta ishin avionë të mëdhenj që dukeshin si një elefant fluturues në radar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›