E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Camorra’ e ‘Ndrangheta’, drogë nga Shqipëria

TIRANE - Dy nga organizatat për mbrojtjen e qytetarëve që veprojnë në Itali kanë publikuar pak ditë më parë një vëzhgim për rritjen e kriminalitetit në zonën e Abruzzo-s, ku bie në sy fuqizimi i ndjeshëm i organizatave kriminale shqiptare, të cilat sipas raportit bashkëpunojnë dhe me dy prej organizatave mafioze “Camorra” dhe “Ndrangheta”. 

“Sot, Abruzzo nuk ka një organizatë të sajën kriminale, siç ndodh në disa zona të Italisë, por aty janë të pranishme një sërë organizatash kriminale, si nga jugu i Italisë, ashtu edhe nga jashtë vendit, të cilat në shumicën e rasteve janë në konflikt mes tyre për territoret dhe zonat e trafikut. Me kalimin e viteve, kjo gjendje ka krijuar një urë me mafian e jugut të Italisë, por në disa raste grupet kanë krijuar dhe autonominë e tyre, duke qenë në gjendje për të drejtuar trafiqe ilegale, nëpërmjet lidhjeve me organizatat e huaja, siç është “Mafia Shqiptare”, – shkruhet në raportin e organizatave “Codici Abruzzo” dhe “Adiconsum Abruzzo”. 

Në raportin e publikuar thuhet se një prej rrugëve me kryesore të trafikut të drogës në Abruzzo është ajo e Shqipërisë, edhe pse ka një sërë rrugësh të tjera si nga veriu Italisë, Lazio e Lombardia. Rruga e Shqipërisë është e veçuar nga të tjera dhe është në kontroll të familjeve të zonës, mes të cilëve spikasin romët. Ata me kohë kanë arritur të strukturohen si një organizatë e vërtetë kriminale, duke arritur të kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut të drogës në Abruzzo. Në disa raste, romët janë ndërmjetës të “Camorra”-s dhe “Ndrangheta”-s për furnizimin me drogë nga Shqipëria. 

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›