Gjykimi i Ratko Mlladiç, sot jepen dëshmitë
BEOGRAD-Gjykimi për krime lufte i ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiç, pritet të vazhdojë gjatë ditës së sotme.
Mlladiç akuzohet për gjenocid për shkak të rolit që ka pasur në rrethimin e Sarajevës dhe për orkestrimin e vrasjes së 8 mijë burrave e djemëve boshnjakë në Srebrenicë më 1995.
Prokurorët e Tribunalit të Hagës pritet ta ftojnë të dëshmojë, dëshmitarin e parë, Elvedin Pasic.
Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës sesi i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.
Dëshmia e Pasiqit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqëndrohet në rrethimin e Sarajevës prej 1993 deri më 1995.
(d.b/BalkanWeb)