Ciftet grabiten me arme ne plazh
Vlore- Nuk ka vende te qeta per ciftet qe deshirojne te kalojne momente kenaqesie dhe emocionesh larg syve te qytetareve. Madje edhe zonat me te preferuara, te mbuluara me pisha apo peme te tjera, behen nje zone e lakmuar per grabitesit. Kjo ka ndodhur per dy vjet me radhe ne zonen e "Pyllit te Sodes" ne Vlore, vendi i quajtur "Plazhi i vjeter". Madje edhe operacioni i koduar me te njejtin emer, ka cuar ne pranga te dyshuarin Pospen Peci 20 vjec, banues ne lagjen "1 Maji", jo shume larg vendit ku kryente dhe "gjuetine" e cifteve, te cilet i grabiste nen kercenimin e armes. I dyshuari eshte kapur dje nga policia e Gjirokastres ne Kakavije, teksa perpiqej te largohej ne drejtim te Greqise per t'i shpetuar arrestimit. Por fal sistemit TIMS emri i tij ka dale ne listen e te kerkuarve dhe i eshte dorezuar po dje policise se Vlores. Burime zyrtare thane se ne kerkim eshte edhe nje person i dyte, emri i te cilit mbahet sekret per shkak te hetimeve.
Operacioni i koduar "Plazhi i vjeter" ka pritur per dy vjet qe te finalizohej, pavaresisht se kater cifte kane denoncuar grabitjen e dhunshme ne plazh. Ata kane humbur portofolat me leke, sende me vlere dhe madje celularet, pasi grabitesit qe vepronin gjithnje ne grup, dy persona, njeri prej te cileve ne kerkim, i sulmonin me arme. Shkak i hetimeve dhe operacionit eshte bere regjistrimi i disa vjedhjeve te perseritura ne zonen e plazhit te vjeter dhe "Pyllit te Sodes". "Eshte bere i mundur dokumentimi i kater vjedhjeve me arme dhe kapja e nje prej autoreve", njoftoi dje policia vendore. Per nje periudhe 2-vjecare, te dyshuarit kane grabitur me dhune persona te ndryshem.
Ngjarja e pare ka ndodhur me 19 nentor 2008, kur autoret i kane grabitur nje cifti me inicialet E. D., dhe R. S., dy celulare, bizhuteri te ndryshme dhe nje shume lekesh. Sulmet e tjera jane regjistruar me 13 qershor 2009, kur i kane vjedhur E. V., dy celulare dhe leke, kurse me 12 gusht te vitit 2009, rreth ores 21:20, ne plazhin e vjeter, kane grabitur ciftin me inicialet J. Gj., dhe E. D. Grabitja e fundit ka ndodhur me 31 gusht po te vitit te kaluar, kur dy te dyshuarit kane sulmuar me arme per here te dyte te riun me inicialet J. GJ., duke i marre nje shume lekesh. Ne cilesine e proves materiale pas kontrolleve te kryera u sekuestruan edhe nje numer sendesh materiale. Peci ishte shpallur ne kerkim qe prej 13 gushtit 2009 nga Policia e Vlores.