Fillon mbeshtetja, 10 qarqe, 83 komuna dhe 4 bashkite e para, japin ndihmat
Te mbledhur sebashku te zgjedhurit vendore vendosen te behen pjese e rrjetit te solidaritetit ne zonat e prekura nga permbytja. "Shoqata e Bashkive, Komunave dhe e Qarqeve vlereson dhe inkurajon punen dhe angazhimin e Qeverise, strukturave lokale, administrates se komunave dhe bashkive si dhe sakrificen e forcave ushtarake, te policise dhe te emergjencave civile. Ne vijme sot, me qendrimin e perbashket, per te ofruar mbeshtetjen dhe ndihmen tone ne mjete dhe makineri, ndihma ushqimore, materiale dhe financiare. Njekohesisht u bejme thirrje gjithe bizneseve lokale dhe individeve te vecante qe te japin kontributin e tyre per perballimin e kesaj fatkeqesie", thuhet ne deklarate. Pas ketij takimi dhjetera perfaqesues te njesive vendore shkuan ne zonat e permbytura ku moren kontakt me homologet e tyre dhe me popullaten. Ata preken nga afer nevojat, kerkesat dhe mundesite per ndihma qe banoret e kesaj zone kishin per ushqime per popullaten dhe blegtorine, veshmbathje, barna materiale logjistik etj. Gjithashtu, kreret vendore te pothuajse te gjithe Shqiperise moren pjese ne takimin e Komitetit Nderdikasterial te kryesuar ate dite prej vete Kryeministrit Berisha, ku publikisht deklaruan mbeshtetjen dhe solidaritetin e tyre per perpjekjet e Qeverise dhe pushtetit lokal te Shkodres per tejkalimin e situates. Lidhur me kete iniciative te krereve vendore, Kryeministri pershendeti nismat e ndihmave te shteteve miq, si angazhimin e shoqatave te te zgjedhurve vendore te Kosoves, Maqedonise , Malit te Zi etj. Pas vizites ne Shkoder, takimit me homologet e tyre te zonave te permbytura, verifikimit te nevojave dhe premtimit per solidaritet, para Kryeministrit Berisha kreret e qarqeve, bashkive e komunave te organizuar sipas shoqatave perkatese filluan te dergojne sot mbeshtetjen e tyre financiare, materiale dhe njerezore. Deri ne diten e djeshme 10 Keshillat e qarqeve te vendit, 83 komuna dhe 4 bashkite e para kane njoftuar konkretizimin e kesaj ndihme.
Keshillat e Qarqeve
Mbi 60 mije euro eshte shuma qe Keshillat e Qarqeve kane depozituar. Nderkohe Qarqet Vlore, Fier e Gjirokaster kane nisur dhe 2 trailer me ushqim per bagetine, 2 maune me miell dhe 2 maune me ushqime.
Komunat
186 milione leke eshte shuma e deklaruar nga 84 komunat e para
Bashkite
Deri me tani kane kontribuar Bashkia e Kavajes 12.5 milion leke dhe 4 kamion me ndihma, bashkia e Kamzes 10 milione leke plus makineri dhe punonjes te specializuar, si dhe bashkia Kukes me 3000 euro.
Me poshte eshte listuar kontributi i pare i komunave te vendit dhe ne ditet ne vijim priten reagime nga njesi te tjera vendore.