E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantja vetevritet me armen e babait polic, mister rrethanat

Pogradec- Nje maturante e shkolles se Mesme te Pergjithshme ne Pogradec, eshte gjetur e vdekur me nje plumb ne zemer nga prinderit ne dhomen e tyre te gjumit. Policia deklaroi vetevrasjen e 18-vjecares aksidentale, vajze e nje polici te komisariatit, por ngjarja e ndodhur ne fshatin Zervaske ka mbetur mister per shkak te rrethanave, megjithese ekspertet gjeten ne banese vetem nje gezhoje. Vajza sipas prinderve, eshte ankuar here pas here per dhimbje koke, por ata e kishin keshilluar qe te studionte sa me pak. Burime zyrtare thane se ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 te se martes dhe e ndjera me inicialet D. Xh., ka perdorur armen e sherbimit te babait. Rreth ores 18:30, maturantja eshte mbyllur ne dhomen e prinderve, me pretekstin se kishte per te mesuar dhe kerkonte nje ambient te qete. Nga rrefimet e para ne polici, pasi kishin kaluar rreth 30 minuta, nga dhoma degjohet nje e shtene pistolete, gje qe ka alarmuar familjaret, te cilet kane gjetur ne shtrat dhe te pergjakur, trupin e pajete te 18-vjecares. Pas ngjarjes eshte njoftuar menjehere policia vendore, e cila ka mberritur ne vendngjarje per te kryer veprimet e para hetimore. Nga keqyrja e jashtme mesohet se e ndjera kishte vdekur si pasoje e nje plumbi pistolete "TT" ne zemer, duke iu shkaktuar edhe vdekja e menjehershme. Burime zyrtare nga Policia e Pogradecit bejne te ditur se ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar edhe 6 cope fisheke 7,62 mm, si dhe nje predhe me te cilen eshte kryer qitja vdekjeprurese. Mesohet se vajza ka qene nxenese e mire ne mesime, ku nje pjese te kohes e kalonte duke studiuar.

Familjaret
Familjaret jane shprehur se prej disa kohesh 18-vjecarja ankohej per dhimbje te forta koke. Dhe pikerisht per kete arsye, ata i kane kerkuar qe te studionte me pak. Madje nje bisede e tille eshte kryer edhe para se vajza te kycej ne dhomen e prinderve, me pretekstin se kishte shume per te mesuar. Pritet ekspertiza balistike dhe marrja ne pyetje e shokeve te klases.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›