Cikaj, më i miri i vitit

Pajtim Cikaj të shtunën është shpallur çiklisti më i mirë kosovar për vitin 2009 nga Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK). Cikaj është anëtar i klubit të çiklizmit Prizreni.
Pasi u shpall më i miri i vitit që po e lëmë pas, Cikaj u shpreh të jetë i lumtur me këtë rast. Ai beson që ta përsëritë këtë sukses edhe vitin e ardhshëm, duke shpresuar se më 2010 të mund të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.
Ndërsa në kategorinë e juniorëve çiklisti më i mirë u shpall Qëndrim Guri, kurse shpërblimin e dytë e fitoi Kushtrim Ahmeti, të tretin Xhenis Ajeti. FÇK-ja klubin më të suksesshëm të vitit e shpalli Kastriotin nga Ferizaj, kurse trajnerin më të mirë për vitin 2009 e ka shpallur Rexhep Baliun.
FÇK-ja po ashtu shpërbleu edhe punëtorin më të dalluar të vitit, gjyqtarin më të mirë, veteranët më të suksesshëm dhe doajenin i çiklizmit.