E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cikli i rrjeteve sociale

Një analizë për të treguar se ku gjenden rrjetet sociale në grafikun e ciklit të jetës. Kush ia del dhe kush jo, në boten dinamike të teknologjisë.

Sic e dimë cdo teknologji ka historinë e saj. Terminologjia e përdorimit është kjo:

1. Në fillim e përdorin inovatorët, më pas pothuajse gjithmonë, nëse nuk është pa vlerë, e përdorin ata që përdorin gjithcka të parët.
2. Në atë pikë teknologjia përballet me një alternativ djallëzore; ose rritet në botën e qenieve njerëzore normal, ose braktiset.
3. Nëse e kapërcen “greminën” (chasm), teknologjia gjen në fillim një maxhorancë të kualifikuar.
4. Më pas i kalon maxhorancës së madhe
5. Në fund arrin edhe më dembelët

Kjo vlen pak për të gjithë. Por nëse duhet aplikuar një sektori të vecantë teknologjik, duhen bërë pyetje më specifike. Maxhoranca e cfarë? Kush arrin ta kapërcej “greminën”? Google+ do të ja dalë? Deri ku do shkojë Facebook? Ekzistojnë dinamika specifike të këtij sektori që e bëjnë ciklin më të ndryshëm nga të tjerët?

Sipas analizës së Vincos, blogu prestigjioz mbi teknologjinë, cikli i rrjeteve sociale ndjek një grafik të tillë:

Grafiku është më se informativ për sa i përket numrit të përdoruesve. Interesante është të shohësh faqet kineze që zakonisht nuk citohen.

Shohim rastet mbi të cilët debatohet më shpesh:
FriendFeed duket i dënuar: Që kur është blerë nga Facebook nuk ka ecur përpara dhe nuk e ka kaluar “greminën”.
Google+ është nisur me vrull dhe duket se do të arri maxhorancën.
Tëitter e ka arritur maxhorancën
Facebook ka arritur maxhorancën dhe ka objektiv të mbulojë të gjithë tregun, një miliard përdorues.
MySpace nuk do ta kalojë më “greminën”

Por për të vazhduar më tej duhet përballur gjithcka korrektësishtë. Sepse për shembull, mendojmë se Google+ (20 milion) do ta kalojë “greminën” dhe MySpace (125 milion) nuk do t’ia dalë.

FriendFeed dhe MySpace kanë pasur të gjithë kohën në dispozicion për të carë por nuk ia kanë dal. Në këtë sektor koha është relativisht e shkurtër: Pas një farë limiti kohor, forca e rritjes dobësohet. Sidoqoftë shumë përdorues qëndrojnë. Pse? Cfarë ndodh atëherë?

Ka disa opinione:
1. Një rrjet social është një teknologji rrjeti. Në momentin që konfrontohet me një tjetër të ngjashme, hapet një garë: Fiton teknologjia që fiton më shumë përdorues dhe humb ajo që ngel mbrapa.

Por një rrjet social i përdorur nga dikush është një teknologji rrjeti e ndryshme nga të tjerat nëse përdoruesit gjejnë aty rrjetin “e tyre” social, nuk kanë për ta braktisur. Nuk do ta braktisin edhe pse kanë investuar tepër kohë dhe kanë regjistruar tepër gjëra, si kanë bërë shumë përdorues të MySpace.

Është sikur të hysh në një kategori tjetër: Teknologjitë që nuk rriten por edhe rezistojnë sepse dikush i përdor. Kanë një vlerë tjetër dhe nuk është e vërtet që nuk kanë vlerë fare. Një strategji e tillë që kultivon rrjetet të këtij lloji, pa rritje por me vlerë, mund të jetë interesante.

2. Rrjetet sociale kineze nuk mund të krahasohen me ato perëndimore, sepse pjesa më e madhe e personave që mund të arrin është shumë ndryshe nga ajo që mund të arri Facebook. Personat që i përdorin dhe rrjetet social që ndërtojnë janë të ndryshëm.

3. Google+ arrin të fitojë kredibilitet. Jo vetëm sepse është Google. Tentativa të mëparshme të kompanisë kanë dështuar. Nga ana tjetër kredibiliteti i Apple është i pa diskutueshëm, por rrjeti i tij Ping, nuk arriti të kishte sukses.

Pse atëherë ky kredibilitet në këtë moment, që na bënë të themi se do kalojë “greminën”?

Është shpejtësia e vendosjes në punë. Janë debatet që po zhvillohen. Është inovacioni që arriti të ndërtojë. I pari është një fakt i matshëm. Dy të tjerët janë më tepër cilësor se sasior. E vështirë të krahasohen me karakteristikat e ngjashme të të tjerëve.

Vendosja në një grafik e të gjithëve është dicka e vecantë, sepse duhen imagjinuar sikur janë të gjithë në shumë grafik të mbivendosur. Cdo teknologji ka fatin e saj, forma e grafikut të saj është e ngjashme me të tjerëve, por nuk është e njëjtë me të tjerëve. Arsyeja që ja del apo jo është unike.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›