E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoft zbulon Windows 8

Sot Microsoft ka zbuluar versionin e ri të sistemit operativ që do zëvendësojë sistemin e fundit Windows 7.

Duket se versioni i ardhshëm i Windows do të jetë i përshtatur për “Touch”. Do të kemi dy lloje aplikacionesh për Windows 8, një që punon në sistemin tradicional dhe një tjetër pseudo-mobile i bazuar në HTML5 dhe Javascript, sidoqoftë të dy llojet janë projektuar për përdorim “Touch”. Tastiera dhe mausi do të jenë opsional dhe sistemi do të përmbajë disa lloje tastierash virtuale, një të ndarë për përdorim vertikal dhe një normale.

Programet do të punojnë të vendosura në “desktop”, ku do të eliminohet Start-i tradicional. Sistemi i ri do të vi me një version të ri të Internet Explorer, me versionin 10, gjithashtu edhe me paketën e re të Microsoft Office, Office 365.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›