E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hacker kundra OKB dhe qeverive, dyshime mbi Kinën

Kompania e sigurisë informatike McAfee, ka bërë të ditur zbulimin e një prej sulmeve më të shpeshtë të historisë, me sulmin ndaj 72 subjekteve të ndryshëm. Midis viktimave është Okb-ja, qeveria e SHBA, Kanada, Korea e Jugut, India, Vietnami, etj. Sipas McAfee sulmet vinë nga një subjekt shtetëror i pa identifikuar, që sipas disa ekspertëve duhet të jetë Kina.

Sulmi ndaj OKB filloi në vitin 2008 me futjen në rrjetin e tyre dhe vazhdoi për dy vjet. Nëse vetëm një pjesë e vogël e informacioneve të vjedhura është përdorur për akte konkurrence të padrejtë, atëherë kemi të bëjmë me një rrezik ekonomik me përmasa gjigante.

McAfee zbuloi sulmet vetëm në mars të këtij viti, kur operatorët po punonin mbi kontrollin e një serveri. Disa sulme kanë zgjatur për disa javë, ndërsa të tjera për vite.

Në skemën më poshtë kemi numrin e kompanive dhe institucioneve të sulmuara:

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›