E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hëna mund të jetë formuar nga përplasja e dy hënave

Disa shkencëtarë kanë filluar të besojnë se hëna jonë është formuar nga përplasja e dy hënave . Teoria e d hënave të përplasura shpjegon pse dy faqet e hënës janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra.

Është e pranuar nga shumë se një trup me përmasat e marsit goditi tokën, nga i cili u nda një pjesë duke krijuar hënën. Kjo teori sidoqoftë shpjegon diferencat midis tokës dhe hënës, por jo ato ndërmjet dy faqeve të hënës. Prandaj shkencëtarët besojnë se edhe një hënë e vogël është formuar përplasja objektit, e cila u përplas me tjetrën dhe formoi hënën e sotme.

Shkencëtarët thonë se hëna e vogël kishte përmasa sa 1/3 e hënës. Ata pretendojnë se përplasja me një shpejtësi subsonike nuk krijon një krater. Impakti krijon një shtesë materiali dhe jo një krater.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›