Zbulohet oksigjen në gjithësi
SHBA- Njëri nga hulumtimet më të gjata të astronomëve përfundimisht është përmbyllur. Shkencëtarët kanë gjetur molekula të oksigjenit në hapësirë. Disa atome oksigjeni janë gjetur si të vetme ose të inkorporuara në molekula të tjera, pra bëhet fjalë për oksigjenin që thithim, i cili nuk ishte zbuluar asnjëherë në gjithësi, raporton Kosovapress.
Oksigjeni është kapur me teleskopin e Hershel në rajonin në të cilin lindin yje në yjësinë e Orionit. Oksigjeni është elementi i tretë më i pranishëm në gjithësi, pas hidrogjenit dhe heliumit. Forma e tij molekulare, me dy atome të lidhura me lidhje të dyfishtë, krijon jetë në Tokë, por kjo formë deri tani nuk ishte gjetur në gjithësi.
Astronomët në vitin 2007 pohuan se kishin gjetur oksigjen në rajonin e afërt në të cilin po formoheshin yjet, me ndihmën e teleskopit Odin, por kjo nuk ishte mundur që të konfirmohet nga burime të pavarura.
Ekipi i shkencëtarëve konsideron se oksigjeni mund të krijohet nga akulli dhe pluhuri në pjesë të nxehta dhe turbulente të gjithësisë. Pol Goldsmith, shkencëtari kryesor në projektin Hershel, thotë se nuk kanë gjetur sasi të mëdha oksigjeni dhe ende nuk e dinë se çfarë është e veçantë në lidhje me lokacionet ku është gjetur.
“Universi ende ka shumë sekrete”, shprehet ai.
(m.a/BalkanWeb)