E Diel, 1 Nëntor 2026

Ciko: Të gjallërojmë jetën e qytetit në Berat

Prefekti i ri i Qarkut të Beratit Bujar Hoxha ka mbledhur dje ne mesditë Organin Këshillimor të Kulturës, ku marrin pjesë 15 kryetare të njësive vendore, kryetari Qarkut të Beratit Pelivan Shatri, artist intelektual, gazetar etj. Përveç organit këshillimor të prefektit të Qarkut,

ishin ftuar edhe intelektual, njerëz të artit e kulturës, por edhe z. Zhani Ciko, që është dhe anëtar i bordit të kulturës në bashkinë e Beratit. Qëllimi i këtij takimi nuk ishte thjesht promovimi i vlerave të këtij qyteti, por sensibilizimi i strukturave shtetërore, njësive vendore, njerëzve të artit e të kulturës dhe të biznesit, këta të fundit për të kontribuar edhe financiarisht për botimin e dy veprave enciklopeditë të këtij qyteti, por dhe gjetja e mundësive për të gjallëruar jetën kulturore e artistike të qyteti në përgjithësi si dhe promovimin e vlerave unikale të tre lagjeve karakteristike në prag të sezonit turistik. Në këtë takim është diskutuar dhe problemi i tregut turistik, për të cilin u ekspozuan disa drejtime e investime të kryera dhe u dhanë disa mundësi se ku ka nevojë të punohet, për të nxitur të gjithë aksesorët turistik në zhvillimin e turizmit si një nga prioritetet e zhvillimit të qytetit e gjithë rajonit. Në këtë takim u evidentua një frymë bashkëpunimi për zhvillimin e kulturës në përgjithësi, një solidaritet për sponsorizimin e veprave të reja artistike dhe festivaleve, por edhe në lidhje me përmirësimin e kushteve për akomodimin dhe administrimin e të gjitha resurseve turistike në rajonin e Beratit. Zhani Ciko, drejtori i Teatrit, Operas dhe Baletit, si një prej anëtarëve të bordit të kulturës në bashkinë e Beratit në këtë takim dha edhe disa orientime për rikthimin e disa traditave të vjetra, të vogla, por të domosdoshme, që i shërbejnë edhe turizmit kulturor e historik të Beratit. Ciko u shpreh se qyteti i Beratit me kalanë e tij ende të banuar i ka të gjitha mundësitë për të tërhequr me shumë vizitorë, të cilët do të gjejnë në lagjet e tij jo vetëm vlera historike, por dhe aktivitete kulturore etj. Kryetari i qarkut të beratit Pelivan Shatri pohoj para pjesëmarrësve se në të gjithë trevën e Beratit dhe në veçanti në atë të Skraparit është investuar në infrastrukturë që turistëve të huaj dhe të vendit tu lehtësohej udhëtimi për të para nga afër dhe prekur turizmin natyror si dhe janë kanionet e famshme të lumit Osum mbi qytetin e Çorovodësm, shpellën e Pirogoshës, pikat turistike në malin e shenjët të Tomorrit etj.

Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 19:35

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›