Sejdiu kërkon njohjen e Kosovës nga vendet arabe
Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duke i bërë të dështojnë të gjitha parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë së vendit tonë, tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi
të veçantë që pati me Sulltanin e Brunejit, Hassanal Bolkiah. Ai theksoi gjithashtu se Kosova është njohur nga 69 vende anekënd botës dhe pret të njihet edhe nga vendet arabe. Duke e informuar më konkretisht Sulltanin Bolkiah për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës, presidenti Sejdiu theksoi se populli i Kosovës ka përjetuar tragjedi të mëdha nën pushtimin e Serbisë, porse është i përcaktuar për një të ardhme më të mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Pasi e falënderoi presidentin Sejdiu për informacionet e hollësishme, Sulltani Hassanal Bolkiah shprehu dëshirën e tij që Kosova dhe populli i saj të kenë një ardhme më të ndritur dhe një zhvillim sa më të suksesshëm.
Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 21:16