Çikopana: Brenda 2026-ës përfundon regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në të gjithë vendin

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Drejtore e Auditit të Brendshëm pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Erisela Çikopana bëri të ditur sot se brenda vitit 2026 do të përfundojë regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në të gjithë vendin.
“Në zbatim të Planit të Rritjes për Shqipërinë dhe agjendën kombëtare të reformave, ASHK ka qenë e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve të tilla si digjitalizmin e të dhënave kadastrale me skanimin e të gjitha referencave, digjitalizimin e kartelave dhe hartave kadastrale të pasurisë brenda 2026, si dhe përfundimin e regjistrimit fillestar në të gjitha zonat kadastrale”, tha ajo në seancën dëgjimore në nënkomisionin për Auditimin e Sektorit Publik.
Deri tani, theksoi ajo ka përfunduar regjistrimi për 91% të zonave.
Njëkohësisht Çikopana informoi se ASHK po punon për plotësimin e kuadrit ligjor.
“Po punon për dy projektakteve, atij për përcaktimin e metodologjisë së llogaritjes së çmimeve të vlerës së tokës, që po pritet nga të gjithë aktorët që operojnë në fushën e pronave dhe atij për hartën e vlerës së tokës .
Po ashtu, ajo informoi se pas regjistrimit fillestar do të nisë përmirësimi i të dhënave kadastrale.
“ASHK është e angazhuar për hartimin e dokumentit të planit strategjik, i pari i këtij lloji për këtë institucion”, tha ajo. /j.p/