Reshje bore në Theth

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Veriu i vendit është përfshirë nga moti i keq, me temperatura të ulëta, ndërsa zonat e Thethit dhe Bogës janë mbuluar nga dëbora.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren për të siguruar mbajtjen e akseve rrugore të hapura.
“Bie borë në Theth dhe ne jemi në terren, për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë në të gjithë vendin”, u shpreh Balluku. /j.p/