E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: Turqia t'i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, anuloi vizitën e saj në Britani të Madhe dhe Turqi, për shkak të sëmundjes të nënës së saj, kumtoi Departamenti i shtetit amerikan.

Megjithatë, diplomatja e parë në Washington mbajti fjalim para këshillit amerikano-turk.

Clinton theksoi se ekonomia e Turqisë varet nga përforcimi i demokracisë.

"Aftësia e Turqisë të realizojë potencialin e saj të tërësishëm, varet nga përkushtimi i saj ta përforcojë demokracinë në vend dhe ta stimulojë paqen në fqinjësi" deklaroi Clinton para Këshillit, cili punon për promovimin e bashkëpunimit bilateral.

Clinton theksoi se ekonomia e Turqisë është e 17-ta në botë dhe mund të jetë faktor për zhvillimin e rajonit.

Sekretarja amerikane e shtetit shprehu druajtje edhe nga zhvillimi i marrëdhënieve turko-izraelite.

Clinton i bëri thirrje Ankarasë të punojë me Tel Avivin, për tejkalimin e dallimeve në marrëdhëniet me politikën e Izraelit ndaj palestinezëve dhe sulmin izraelit ndaj karvanit me anije humanitare në Gaza, në të cilin humbën jetën nëntë turqë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›