Panairi i mjeksisë, shërbimi shëndetësor përmes telefonit
TIRANË- Shërbimi shëndetësor mund të merret edhe nëpërmjet telefonit. Sidomos për të sëmurët kronikë kjo është një metodë shumë efektive. Të paktën kështu ndodh që prej dy vitesh në Britaninë e Madhe, ku pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë në spital, por nëpërmjet telefonit celular lidhen on-line me mjekun dhe komunikojnë për ecurinë e sëmundjes.
Metoda e re është prezantuar një ditë më parë nga mjekët anglezë në panairin e Mjekësisë dhe Farmacisë që organizohet për herë të parë në vendin tonë. David W.Morgan prej 22 vitesh kirurg në neurologjinë e spitalit universitar Ëarëick në Angli, ka shpjeguar se telefonat celularë janë të lidhur me serverin qëndror të spitalit dhe përmes disa pyetjeve që pacienti u përgjigjet çdo ditë, doktori kupton nëse gjendja e tij gjatë natës apo ditës është rënduar. Në këtë mënyrë ai rekomandon dozën e ilaçeve, sheh nëse ka përmirësim apo duhet të parqitet në spital për kurim të vazhdueshëm. Sipas tij kjo metodë ka bërë që të reduktohet nga 75-90% vizitat në spitale. Teknologjia e re e prezantuar në të parin panair të këtij lloji në vendin tonë, mund të zgjidhë problemin e mbipopullimit të spitaleve.
Në këtë panair ka qenë i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili ka shpjeguar se shëndetësia shqiptare po implementon një informatizim të vazhdueshëm dhe të thellë, duke përmirësuar në këtë mënyrë, cilësinë e shërbimit, përmirësimin rrënjësor të sistemit të monitorimit si dhe duke rritur dukshëm transparencën.
(m.a/GSH/BalkanWeb)