SKANDALI Taçi, gazeta TemA dhe Shqiptarja.com sekuestrohen nga pikat e shitjes
Sot në mëngjes qysh herët në të gjitha pikat e shitjes së gazetave në Tiranë, persona të paidentifikuar kanë blerë gjithë tirazhin e gazetës Tema dhe Shqiptarja.com. Fillimisht disa qytetarë i telefonuan redaksisë për mungesën e gazetës në treg dhe pas verifikimit tonë rezulton se së paku qytetarët e Tiranës nuk mund të blejnë gazetën pasi ajo është zhdukur nga tregu. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me gazetën Shqiptarja.com.
Të dy gazetat kanë publikuar lajmin e sekuestrimit të kompanisë Taçi Oil prej Gjykatës së Tiranës për shkak të borxheve ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, si dhe lidhjet e politikës me këtë biznesmen.
Nëse gazeta nuk arrin të rishtypet gjatë ditës, njoftojmë lexuesit se shkrimi do të ribotohet i plotë në versionin print ditën e nesërme.
