Cilat janë ethet e gushtit për Ramën?

Ndalimi i marrjes së statusit të Shqipërisë, përdorimi i ngërçit për një fushatë spastrimi në parti dhe manipulimi i ndërkombëtarëve, në mënyrë që PS të mos lexohet si partia e fundit bolshevike në Evropë paraqiten si simptomat e etheve të gushtit që kanë kapluar Ramën. Dalja klandestin e Edvinit dhe bllokada ndaj mediave konfirmon se sëmundja po përparon, për shkak të pamundësisë për të vënë në jetë këtë axhendë politike antishqiptare
Bashkë me vapën e gushtit, Edi Rama do të duhet të përballojë edhe ethet e këtij muaji. Por për Edi Ramën ethet e këtij gushti bëhen edhe më të pashërueshme...
Ndërsa gjatë ëktij gushti, i janë rikthyer simptomat e të paktën dy gushteve të kaluar, të tjera shenja janë tregues se këtë vit, kreu i PS-së, do ta ketë edhe më të vështirë për të kaluar pa shumë dhimbje.
Simptoma e dy viteve të kaluara të Edi Ramës, sikurse ka qenë përpjekja për të ndaluar Shqipërinë të përfitojë liberalizmin e vizave, është “zëvendësuar” në këto ethe të këtij gushti, me përpjekjen për të penguar marrjen e statusi të vendit kandidat, brenda muajit nëntor.
Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të re, për ethet e këtij gushti të Edi Ramës.
Të rejat, nisin këtë vit, ku etheve të këtij gushti, i shtohen për Edi Ramën edhe simptomat e spastrimit brenda partisë.
Sigurisht, kjo e bën edhe më të vështirë, gjendjen e kreysocialisitit, i cili, ndërsa nga njëra anë duhet “kontribuojë” për pengimin e marrjes së statusit të vendit kandidat, njëherazi duhet të mendojë edhe për të bërë realitet, mos kokçarjet në parti, duke vënë në listën e prioriteteve, përdorimi i kësaj situate për spastrim brenda PS-së dhe krijimin e një partie private.
Listës së simptomave të etheve të gushtit të këtij vit, për Edi Ramën, nuk ka si të mos i shtohet edhe problemi i tij me ndërkombëtarët. Duke lexuar si duhet mesazhet e ndërkombëtarëve që nuk kanë reshturi së i adresuari, Edi Rama, do të duhet që të bëjë “të bindurin”, duke synuar mashtrimin e përkohshëm të ndërkombëtarëve. Ky mashtrim, më tepër se për çdo gjë, do të shërbejë Edi Ramës, për një gjë edhe më “madhore”, sikurse është tentova për ruajtjen e imazhit të një partie që do dialog, por që kjo s’mund të bëhet me këtë mazhorancë...
Këto simptoma, ia përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen Edi Ramës, për nj arsye të sa të thjeshtë dhe banale, sepse duke qenë brenda tij, si dëshira të pamundshme për tu vënë në jetë, këto dëshira ia lënë vendin etheve të vështira të gushtit...