E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon padinë e opozitës për 21 janarin

Me shumicë votash, mbledhja e gjyqtarëve hodhi poshtë si të pambështetur në ligj kërkesën e një grupi deputetësh socialistë, shkruan e përditshmja MAPO.

Ata i kërkonin kësaj gjykate që të zgjidhte konfliktin e kompetencave mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurorisë, për hetimin e ngjarjeve që i paraprinë dhe u zhvilluan më 21 janar, si dhe rolin që kanë luajtur institucionet shtetërore, përfshi presidentin, kryeministrin, kryetaren e Kuvendit, drejtorin e SHISH-it dhe kryeprokuroren.

Arsyet e dhëna nga gjykata ishin “moslegjitimiteti i grupit të deputetëve socialistë në një kërkesë të tillë, për shkak të mosekzistencës së një interesi konkret”. /Start/

                                                                                             2011-08-12 09:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›