E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Lamers Shqiperia nje faktor stabiliteti

“Kontributi i Shqipërisë në NATO është shumë i vlerësuar. Misionet tuaja janë shumë të rëndësishme dhe vendi juaj është një faktor stabiliteti”, tha sot Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Lamers ndodhet në Tiranë në kuadër të Asamblesë së 57-të të përgjithshme të Traktatit të Atlantikut.

Në këtë prizëm, Kryetarja e Kuvendit tha se do ishte një kënaqësi dhe nder që edhe Asambleja Parlamentare e NATO-s të mund të mblidhet në Tiranë në një kohë të afërt.

“Asambletë parlamentare, - tha kryetarja Topalli, janë një mundësi e madhe dhe e jashtëzakonshme për të punuar së bashku në nivel shumëpalësh, por edhe mes vendeve anëtare të Aleancës.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë një ngjarje më shumë se historike, duke patur parasysh kalvarin e mundimshëm të historisë e Shqipërisë.

Shqiptarët janë një popull me energji të pashtershme, me vokacion perëndimor dhe me një dashuri të madhe për lirinë. Shqipëria kontribuon me një mision modest në NATO, por me një bindje të thellë në vlerat e përbashkëta që ndajmë me vendet e Aleancës së Veriut”.

Kryetarja e Kuvendit theksoi gjithashtu se mbështetja e NATO-s për Kosovën ka qenë dhe mbetet thelbësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›