“Evropa flet gjermanisht”, tërbohen anglezët

Ndërsa lajmet që po vijnë nga Franca janë të zymta, pasi vendi mund të jetë në radhë pas Italisë në krizën e borxheve, mes Gjermanisë e Britanisë ka nisur një “luftë”.
Shkak është bërë deklarata e një zyrtari të afërt të Angela Merkel, Volker Kauder, që është shprehur se tani gjitha vendet evropiane po flasin gjermanisht, duke iu referuar mbështetjes që po i japin Angela Merkelit.
Kauder tha se edhe Britania nuk mund të dalë nga radha, por duhet të kontribuojë. Kauder tha se Britania nuk mund të bllokojë një tatim financiar, që parashikohet të vendoset së shpejti nga unioni. Kauder drejton grupin parlamentar të Angela Merkel.
Menjëherë kanë ardhur reagimet e para nga ligjvënësit britanikë, që thonë se britanikët do tmerrohen nga ajo që po ndodh në Evropë.