E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria bojkoton takimin e Ligës Arabe

Regjimi sirian ka njoftuar se do të bojkotojë takimin e ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe, si pasojë e suspendimit të Sirisë për shkak të dhunës ndaj protestuesve.

Liga Arabe ka ndalur thirrjet për dorëheqjen e presidentit Bashar al-Assad dhe thirrjet për forcat e jashtme ushtarake që ta ndalin gjakderdhjen në Siri. Por, ka shpallur suspendimin e Sirisë katër ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se shpresojnë që Liga Arabe do ta përdorë këtë takim, për të dërguar një “porosi të fortë për Assadin se ai duhet të lejojë të ndodhë një tranzicion demokratik dhe t’i japë fund dhunës kundër popullit të tij".

Në ndërkohë njoftohet se Siria ka liruar nga burgu më shumë se 1000 të burgosur, të cilët kanë qenë të përfshirë në protestat anti-regjimit.

“1180 të burgosur që kanë qenë të përfshirë në incidentet në Siri dhe të cilët nuk i kanë pasur duart e përlyera me gjak janë liruar sot”, ka njoftuar televizioni shtetëror i Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›