Cilen tfolme
Komisia Letrare Shqipe ne Shkoder 1916-1918 ne 95-vjetorin e saj/Te merren dy dialekte apo nje kjo solli diskutime ne mes anetareve te Komisise. Gurakuqi Fishta Paluca Logoreci ishin qe ne baze te gjuhes se shkrimit te mbeshtetej ne nje dialekt qe per Gurakuqin duhet te zgjidhej nje dialekt qe te ishte se ure ne mes dialekteve i cili asht per tu kerkue ne Shqiperine e mesme prandaj mund te merrej dialekti i Elbasanit por gjithnji tue veshtrue me gjete forma te mesme me permiresime per me i futun ne gjuhe te perbashkme. Diskutimi u ndez dhe Fishta Gurakuqi Pekmezi Peci Paluca shfaqen mendimet e veta rreth ketij problemi pro dhe kunder
Prof. dr. Tomor Osmani
Shekulli XX sapo kishte trokitur. Ndergjegjja politike e shqiptareve ishte ne ngritje. Te gjitha perpjekjet dhe orvatjet e popullit tone ishin drejtuar drejt shpalljes se pavaresise kur gjithandej popujt e tjere te Ballkanit kishin kohe qe ishin shkeputur nga Perandoria Osmane.
Edhe levizja kulturore kishte pikesynimet e saj pasi edhe ajo do ti sherbente ceshtjes sone kombetare. Atmosfera politike dhe kulturore ishte elektrizuese. Nder idealet e para ne fushen e kultures ishte njesimi i alfabetit qe u arrit ne nentorin e vitit 1908 ne Kongresin e Manastirit. Ishte nje fitore e madhe me rrezatim te gjere pasi shqiptaret nuk do te shkruanin sipas deshires por do te zbatonin ate sistem shkrimor qe i finalizua me 1908. Koha vertetoi se zgjidhja qe beri ky kongres ishte sa kulturore aq edhe politike racionale dhe bindese. Ajo periudhe 353-vjecare qe nga libri i pare shqip Meshari 1555 i Gjon Buzukut e karakterizuar nga persekutimet dhe reprezaljet per njesimin e alfabetit u zgjidh perfundimisht. Kerkohej zgjidhja e problemeve te tjera. Shqiptaret pas Kongresit te Manastirit do te perballonin sfidat e reja qe linden pas problemit te tejzgjatur te ceshtjes se njesimit te alfabetit te shqipes si hapjen e shkollave ne gjuhen amtare pergatitjen kuadrit mesimdhenes dhe te teksteve mesimore etj. Deshira e cdo shqiptari ishte perhapja dhe levrimi i gjuhes shqipe. Patrioti Pandeli Sotiri permes revistes Albania te Faik Konces bente thirrje Neve cdo shtepi ta kemi shkolle e secili prej nesh te jete mesonjetor. Ne keto rrethana mungonte infrastruktura e nevojshme per hapjen e shkollave gje qe e beri te nevojshme qe keto probleme te diskutoheshin ne nje tubim mbarekombetar qe u realizua me organizimin e Kongresit te Elbasanit qe i filloi punimet nga dt. 1-9 shtator 1909. Ai miratoi pervec te tjerave hapjen e shkolles normale ne Elbasan qe do te pergatiste mesuesit e ardhshem te gjuhes amtare me aftesi profesionale dhe pedagogjike duke pasur si pikesynim perdorimin e elbasanishtes si e folme mbarekombetare. Ne vendimet e ketij Kongresi ai u rekomandonte te gjithe shkrimtareve shqiptare qe te perdorin nde shkrimet e tyre me sa tmunden dialektin e Elbasanit sepse asht dialekti qe kuptohet ne te gjitha anet e Shqipnise.
1912. Shqiperia u shpall shtet i pavarur. Shoqerise shqiptare i dilnin detyra te reja ne rrafshin kulturor. Ajo kerkonte nje gjuhe te perbashket e nisur qe nga Rilindja Kombetare Shqiptare. Nismen e mori nje elite intelektuale e njohur per veprimtarine e tyre politike kulturore arsimore kryesisht nga Shkodra nje qytet me tradita te hershme si ne fushen kulturore ashtu edhe nje ate arsimore. Por situata nuk ishte e qete. Armiqte e jashtem dhe te brendshem kerkonin ta copetonin Shqiperine dhe te mos njihnin qeverine e Vlores. Nje dukuri e tille u shfaq edhe ne Shkoder. Pas vitit 1912 ky qytet u pushtua nga ushtrite malazeze 1913. Pas nje qendrimi per disa kohe u larguan duke u kthyer perseri me 27 qershor 1915. Kesaj radhe qendruan vetem 6 muaj meqe me 22 janar 1916 Shkodra ra nen sundimin austro-hungarez. Ne rrethana te tilla te pushtimit cdo nisme projekt apo vendim duhej te miratohej nga komanda ushtarake austro-hungareze.
Kur komanda ushtarake austro-hungareze lejoi hapjen e shkollave ne gjuhen amtare ne keto moment u kerkua qe te lejohen edhe veprimtarite qe do te merreshin me zhvillimin e gjuhes dhe te letersise shqipe.
Me miratimin e komandes ushtarake austro-hungareze filloi punen Komisia Letrare Shqipe ne Shkoder me 1 shtator 1916 95 vjet me pare. Sic e kemi theksuar edhe me pare qene dy faktore qe do te lejonin te filloje puna Komisia e para duhet te ftoheshin dhe te merrnin pjese intelektuale me ne ze qe kishin dhene ndihmesa per kulturen shqiptare por qe edhe mund te vinin per te marre pjese ne kushtet e luftes e dyta kerkohej miratimi dhe legalizimi i saj nga Komanda ushtarake austro-hungareze ne Shqiperi. Komisia Letrare mori persiper te diskutoje disa probleme qe ishin te domosdoshem per tu zgjidhur pasi nga pushtimi i gjate vendi yne trashegonte nje prapambetje kulturore ku pjesa me e madhe e popullsise ishte analfabete. Keshtu Komisia Letrare do te merrej me diskutimin e gjuhes se perbashket dhe te drejtshkrimit te saj me percaktimin e bazes dialektore te gjuhes se shkolles dhe te administrates me zhvillimin e letersise hartimin e teksteve shkollore e terminologjise se tyre etj. Sigurisht qe problemi me i rendesishem dhe me delikat qe diskutimi per njesimin e gjuhes se perbashket dhe hartimi i nje kodi drejtshkrimor. Duke qene se Komisia vepronte ne baze te nje statuti dhe rregulloreje me anetare te rregullt dhe korrespondent me detyra te percaktuara mire dhe qarte per mendimin tone ajo ka qene institucioni i pare shkencor ne Shqiperi. Ne veprimtarine e saj cdo gje ishte e organizuar. Duke u mbeshtetur ne procesverbalin e Komisise qe kemi botuar ne monografine Komisia Letrare Shqipe ne Shkoder 1916-1918 Shkoder 2004 dhe 2009 anetare dhe te ftuar ne Komisi kane qene 17 vete. Sigurisht qe disa figura ishin qendrore si L. Gurakuqi Gj. Fishta N. Mjeda S. Peci M. Logoreci H. Mosi etj. si dhe fillimisht filologu shqiptar nga Tushemishti i Pogradecit Gjergj Pekmezi ne cilesine e kryetarit te saj i emeruar nga komanda ushtarake austro-hungareze. Moren pjese edhe filologe te huaj si Maksimilian Lamberci dhe Rajko Nahtigal.
Komisia Letrare kishte nje strukture te percaktuar ne statut ku jepen edhe objektivat e saj gjithnje miratuar nga komanda austro-hungareze. Fillimisht u diskutua per ceshtje te vecanta por me karakter te pergjithshem. Ne mbledhjet e mevonshem filloi ta kristalizoje punen e saj. Komisia po merrej me nje nga problemet me te mprehta ate njesimit te gjuhes se perbashket. Ne mbledhjen e dt. 11 dhjetor 1916 kryetari i Komisise Gjergj Pekmezi mbajti nje ligjerate ku theksoi ne mes te tjerash se Nuk ka dyshim se kushdo prej nesh e di fort mire se nuk mund te jete sot per sot qellimi i yne i pare orthografia pa dyshim nji gjuhe e perbashkme ajo na mungon e na duhet doemos. Asht e ditun se ku ska gjuhe ska as orthografi. Gjuha e perbashkme asht sot per sot qellimi yne i pari dhe padyshim asnje ne mes tone nuk gjendet te mos e dishiroje ate. Me kete rast ai paraqiti tri alternativa ku mund te diskutohej per kete problem si ne rrafshin teorik ashtu edhe praktik. Pekmezi nuk ishte per diskutimin e shpejte te ketij problemi por sic thoshte ai me mire ngadale e pune pak por te mire se me te shpejte e pune shume e plot gabime. Te merren dy dialekte apo nje kjo solli diskutime ne mes anetareve te Komisise. Gurakuqi Fishta Paluca Logoreci ishin qe ne baze te gjuhes se shkrimit te mbeshtetej ne nje dialekt qe per Gurakuqin duhet te zgjidhej nje dialekt qe te ishte se ure ne mes dialekteve i cili asht per tu kerkue ne Shqiperine e mesme prandaj mund te merrej dialekti i Elbasanit por gjithnji tue veshtrue me gjete forma te mesme me permiresime per me i futun ne gjuhe te perbashkme. Diskutimi u ndez dhe Fishta Gurakuqi Pekmezi Peci Paluca shfaqen mendimet e veta rreth ketij problemi pro dhe kunder por gjithnje duke u udhehequr nga deshira qe kjo ceshtje te merrte zgjidhje. Se fundi Luigj Gurakuqi autoritar dhe i vendosur paraqiti para miseve te Komisise versionin per kete ceshtje per ti dhene fund ketij problemi duke parapelqyer te folmen e Elbasanit me disa permiresime dhe saktesime. Ky propozim u miratua nga te gjithe pjesemarresit duke e konsideruar si nje ngjarje solemne. Me kete zgjidhje Komisia Letrare Shqipe ne Shkoder synonte ti vinte gjuhes se perbashket nje baze dialektore sa me gjitheperfshirese ku te konvergonin edhe te folmet. Komisia kerkonte qe kete problem ta zgjidhte me baza shkencore dhe jo ne menyre empirike. Per kete qellim ajo ftoi edhe filologun slloven Rajko Nahtigal profesor ne Universitetin e Gracit ne Austri per te ndihmuar per kete ceshtje si dhe organizoi nje ekspedite gjuhesore ne Shqiperine e mesme per te kryer studimet e nevojshme. Tre filologe Pekmezi Nahtigali dhe Mjeda qendruan ne Elbasan per tri jave nga dt.1-21 maj 1917. U caktua Ndre Mjeda sipas J.Kastratit meqenese ishte i afirmuar si studiues i thelle i shqipes si njohes i dialekteve tona si erudit si shkencetar. Pas perfundimit te ekspedites u hartua edhe nje raport me titull Raport rreth udhetimit ne Shqiperine e mesme per qellime gjuhesore. Kete promemorje Nahtigali e botoi ne gjermanisht duke titulluar Mbi ceshtjen e nje gjuhe shkrimi te perbashkme shqipe te cilen e perktheu Ndre Mjeda. Promemorja pati edhe kritika ndonese vlerat e saj jane evidentuar edhe me vone. Per Nahtigalin me e pranueshme ishte te zgjidhej dialekti i mesem si mjet nderlidhjeje ne pikepamje gjuhesore. Ai e shihte elbasanishten si ure jo vetem me toskerishten por edhe me gjuhen e autoreve te vjeter shkodrane. U ftua edhe A.Xhuvani si ekspert gjuhesor dhe njohes i elbasanishtes i cili do te ndihmonte per te permiresuar gjuhes letrare te zgjedhur. Keshtu u veprua dhe keshtu vazhdoi puna duke i dhene fund per kohen zgjidhjes se problemit te gjuhes se perbashket.
Arritjet e Komisise Letrare Shqipe ne Shkoder per ceshtjen e gjuhes se perbashket paten nje rendesi te vacante pasi ajo diskutoi me profesionalizem dhe kompetence shkencore duke i dhene zgjidhje ketij problemi kaq delikat dhe duke u bere keshtu sic eshte theksuar nismetarja e standardizimit te shqipes se shkruar B.Beci.
Problem i dyte i rendesishem i Komisise ishte hartimi i nje kodi drejtshkrimor i cili u diskutua qe ne mbledhjet e para te Komisise ku u theksua se ai duhet te ishte i perbashket per te dy dialektet. Eumlshte per tu theksuar se anetaret e Komisise kane qene shume te kujdesshem qe te mos sillnin percarje perkundrazi ata ishin perkrahes te afrimit te varianteve letrare gje qe do te pasqyrohej ne te gjitha vendimet e saj. Ashtu si per zgjidhjen e problemit te gjuhes se perbashket edhe ne hartimin e nje kodi drejtshkrimor Komisia u nis nga kritere shkencore duke percaktuar fillimisht parimet qe do te zbatoheshin per hartimin e rregullave drejtshkrimore. U caktua qe merret si baze parimi fonetik i cili eshte zbatuar edhe ne drejtshkrimet e mevonshme te shqipes ndonese nuk eshete shenuar por vetem ne ate te vitit 1967 dhe me pas me 1972. Problemet drejtshkrimore u diskutuan me pergjegjesi shkencore ndonese nuk mbuluan te gjitha ceshtjet qe kerkonte drejtshkrimi i shqipes por qe nje hap i rendesishem qe u hapi rruge zgjidhjeve te mevonshme. Parimi fonetik u gershetua edhe me parime te tjera. Si themel i drejtshkrimit u mor e folmja e Elbasanit Ne mbledhjen e dt.29 janar 1917 u miratua varianti pare i titulluar Rregulla mbi orthografine e gjuhes shqipe te shkrueme i cili kishte 9 nene dhe perfshihej edhe nje radhua fjalesh me grupin mb 104 fjale dhe me nd 173 fjale. Por anetaret e Komisise nuk u kenaqen me ate qe kishin arritur prandaj i vazhduan diskutimet edhe me pas duke arritur qe te hartojne dhe miratojne nje variant te dyte ne gusht te po atij viti me 11 nene. Ne parathenien e botimit te dyte tetuer 1917 shenohej Tue u mbeshtetun mbi keto kerkime Komisia Letrare dau qe me i permirsuem ne disa pika rregullat e ortografise sidomos persa u perket formave te dyzueme nga te cilat zgjodhi ato qe ma teper i pelqejne fonetikes se dialektit te marrun per themel. Keto rregulla paten rendesi te vacante pasi ato u formuluan nga nje grup gjuhetaresh te organizuar dhe per here te pare ne historine e drejtshkrimit te shqipes do te hartohej dhe botohej nje kod i tille. Mendojme se ato jane fryt i I L.Gurakuqit Nd.Mjedes S.Pecit dhe H.Mosit ndonese J.Kastrati mendon se eshte veper e Ndre Mjedes.
Vlera e tij qe madhe fillimisht duke u miratuar vendimet e saj per gjuhen e perbashket dhe drejtshkrimin e saj nga Kongresi Arsimor i Lushnjes me 1920 dhe me pas duke i qendruari kohes per me shume se nje cerek shekulli.
Ketu u hodhen bazat e drejtshkrimit te shqipes dhe sic shkruante E.Cabej mund te thuhet se vuri gurin themeltar ne normimin e shqipes dhe ne ortografi.
Shqiptari menjehere u njoh si me variantin e pare ashtu edhe te dytin pasi ai pati botime te vecanta edhe ne shtypin e kohes. Ne botimin e organit te Komisise Letrare me titull Lajmet e Komisise Letrare ne Shkoder nr.1 1918 u perfshine keto rregulla variant i pare. Ne nr. 2 te ketij organi u perfshine kronikat e mbledhjeve te Komisise jepet vazhdimi i ekspedites gjuhesore ne Shqiperine e mesme dhe ne Berat te kryer nga M.Lambertci. Ne kete numer paraqitet edhe puna qe eshte bere nga Komisia per tekstet shkollore dhe rregullorja e Komisise. Ne kete numer botohen per here te pare rreth 100 terma gjuhesore qe ka miratuar Komisia. Terma nga fusha te ndryshme qe me sa behet e ditur mund te jene hartuar rreth 1500 te tilla nje pune jo e vogel dhe me pergjegjesi. Per hartimin e terminologjise se re ajo u nis nga disa kritere si zevendesimin e fjaleve te huaja me fjale te burimit shqip. Neologjizmat te mos perdoren pa kriter pasi komunikimi do te behej i veshtire gjithashtu edhe perdorimi i barbarizmve pa vend do te beje qe gjuha te nxjerre ngjyren kombetare. Termat nderkombetare do te mbeteshin po ato dhe termat e huaj do te mbeteshin ne ato raste kur nuk kishte mundesi per ti zevendesuar. Puna qe e mire dhe qellimi i larte me ato mundesi qe kishte por perseri ajo ruajti mjaft terma te huaj disa prej te cileve edhe mund te zevendesoheshin. Sidoqofte ky ishte nje hap perpara.
Ne diskutimet e ndryshme Komisia nje vend te vecante i dha edhe zhvillimit te letersise kryesisht te botimeve te shkrimtareve shqiptare botimet e te cileve duhet te ishin te thjeshta dhe te lira. Me gjithe pengesat ata arriten ti kapercejne veshtiresite dhe te zhvillonin letersine ne gjuhen amtare. Komisia Letrare Shqipe ne Shkoder per aq kohe qe funksionoi u mor edhe me hartimin e teksteve shkollore dhe organizimin e bibliotekes.
Sot pas afro nje shekulli e vleresojme vepren e kesaj Komisie si nje ngjarje me rendesi te vecante per kulturen shqiptare per diskutimin me shume seriozitet dhe kompetence shkencore te problemeve te mprehta kryesisht gjuhesore larg qendrimeve te ngushta lokaliste duke u shquar per tolerance dhe duke u bere me kete rast nxitje dhe shtyse per diskutimet e ardhshme ne tubimet shkencore per probleme te ndryshme gjuhesore letrare etj.