E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroret: Ligji, arritje qe perben standard

Votimi i nje prej neneve mbi "ligjin per Prokurorine" eshte pershendetur dje nga Shoqata e Prokuroreve, e cila deri ne momentet e fundit ka qene kundershtare e draftit te ligjit te miratuar me konsensus ne Komisionin e Ligjeve nga ana e dy partive te medha politike. "Shoqata Kombetare e Prokuroreve te Republikes se Shqiperise gjen rastin te falenderoje Kuvendin lidhur me miratimin, sot (dje) ne seance plenare, te nje prej kerkesave tona qe kishte te bente me riformulimin e nenit 34 te ligjit aktual: "Per organizimin dhe funksionim e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise", ka theksuar dje sekretari i Pergjithshem i kesaj shoqate, Shkelqim Hajdari. Sipas tij me kete ndryshim te miratuar, tashme prokurorit i garantohet me ligj kthimi ne detyre, ne rastet kur gjykata cmon se largimi nga detyra ka qene i pabazuar ne ligj. "Ky ndryshim ligjor perben arritjen e nje standardi me te larte, ne drejtim te qendrueshmerise ne detyre te prokuroreve dhe per pasoje ne respektimin e mire te parimit te pavaresise se Prokurorise", argumentonte me tej Hajdari. Gjithashtu shoqata ka sqaruar se edhe ne te ardhmen ajo do te vazhdoje perpjekjet e saj per te siguruar arritjen e standardeve te tjera, me qellim qe prokuroret te ushtrojne funksionin e tyre ne zbatim vetem te ligjit dhe pa u ndikuar nga interferenca te cdo lloji dhe natyre qofshin. Debatet kane startuar qe ne momentin kur drafti i ligjit nuk ka qene zyrtarisht publik, i shoqeruar nga perplasje te forta mes ekzekutivit dhe Prokurorise, ku nuk kane munguar dhe nderhyrjet e nderkombetareve, pa llogaritur kercenimet e opozites R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›