E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 21 vjecarit, aksidentoi nje shtetas

Nje 21 vjecar eshte vene ne pranga dje nga Policia e Tiranes, pasi dyshohet te jete autori i aksidentit me pasoje vdekjen e 30 vjecarit, si dhe plagosjen e nje tjeter shtetasi. Ne pranga eshte vene Robert Muzhaqi. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, 21 vjecari dyshohet te jete autori i ngjarjes se ndodhur dy dite me pare, prane Ministrise se Jashtme. Sipas policise 21 vjecari ishte duke drejtuar nje automjet me shpejtesi, si pasoje e se ciles ka perplasur per vdekje ne toke, 30-vjecarin, Altin Papara nga Saranda dhe ka demtuar rende bashkeqytetarin e tij, Enton Kendezin. Autori i ketij aksidenti u largua, duke mos i dhene te demtuarve as ndihmen e pare mjekesore dhe u arrestua nje dite me vone nga policia e kryeqytetit. Mbi 21 vjecarin rendon akuza e "aksidentit me pasoje vdekjen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›