Hidi, prag kontrate me Krivbas
Isli Hidi i eshte bashkuar ish-ekipit te fundit ne Ukraine, Krivbasit, ku luajne edhe dy shqiptaret e tjere, Ervin Bulku dhe Dorian Bylykbashi. Portieri prishi dy jave me pare kontraten me ekipin e Alkit, ne Qipro. Tani eshte shume prane marreveshjes me ukrainasit, megjithese nuk e ka firmosur ende kontraten. Portieri kuqezi ne ditet e fundit te merkatos zor se mund te ndryshoje destinacion. Hidi eshte aktivizuar ne nje miqesore te fundit, me ekipin e tij te ri. Ukraina eshte shnderruar ne nje mundesi te mire per lojtaret shqiptare, qe kerkojne te luajne jashte. Jane nje pjese e mire, madje lojtare te kombetares, qe luajne ne ekipe te ndryshme te Ukraines. Bylykbashi, Bulku, Dallku dhe Curri, edhe pse kishin oferta ne ekipe me te njohura dhe ne kampionate me te forta, nuk larguan per shkak se jane protagoniste dhe futbolliste te rendesishem ne Ukraine.