E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza "zhduket", Kola: S'ka pasur

Pas problemeve qe shfaqen ne fund te pjeses se pare te kampionatit, bardheblute ia dolen dhe fituan ndeshjen e fundit derbi ndaj Dinamos, me rezultatin 4-2. Pas javes se 18-te te Kategorise Superiore Tirana ndodhet ne vend te dyte, 1 pike larg Vllaznise. Situata ne kampin bardheblu ndryshoi brenda tre javeve, kur u shenua distanca me e thelle, prej shtate pikeve me Vllaznine. "Tirana eshte ekipi me i mire, me lojtaret me cilesore," - u shpreh trajneri bardheblu, Agustin Kola. Sipas tij, nuk ka pasur krize dhe shpejt Tirana do te vihet ne krye te klasifikimit. Bardheblute nuk zhvilluan merkato gjate dimrit, pasi per trajnerin dhe drejtuesit, Tirana kishte ne perberje nje ekip shume te mire. "Keta jane nder lojtaret me te mire te kampionatit," - thote Agustin Kola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›