E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalic, "i ndaluar" te mundet nga Duro

Aranit Muraci

Dinamo do te largohet nga objektivi, per te mbrojtur titullin kampion, ne rast se humbet te merkuren ndeshjen e radhes, me Partizanin. Sipas trajnerit dinamovit, Zlatko Dalic, Dinamo nuk luajti ne derbi, gjate pjeses se dyte, njelloj si ne pjesen e pare. Autori i nje goli per ekipin e Dinamos, Sabino Plaku nuk eshte pershtatur ende me ekipin e tij, pasi sipas trajnerit ai eshte bashkuar pak dite me pare ne stervitje. "Kishim disa probleme, qe u shfaqen ne ndeshjen e fundit derbi," - shprehet trajneri i Dinamos, i cili pavaresisht humbjes beson se skuadra e tij do te rikthehet te fitorja ne ndeshjen e radhes. "Diferenca nuk eshte shume e madhe me kryesuesit, ndaj edhe do te perpiqemi te rikuperojme humbjen e fundit, ne javen qe vjen," - thote Dalic. Dinamo do te luaje ne mesjave, ndaj Partizanit, ne derbin e dyte radhazi, te kryeqytetit. Partizani do te kete te veshtire te pertype humbjen, fale momentit te mire qe po kalon, sidomos pas fitores qe siguroi ne Ballsh, ndaj Bylisit. "Fitorja me Bylisin, ndonese e veshtire, na jep optimizem dhe kurajon e duhur, per te vijuar rrugen, me rezultate te tjera pozitive. Lojtaret zhvilluan nje 90-minutesh, teper pozitiv, teksa e mbrojten fitoren ne fund," - theksoi Duro, per ndeshjen e fundit me ballshiotet. Por nje ekip i madh nuk mund t'i gezohet pozicionit aktual. Te kuqte deshirojne te rikthejne tifozet ne mbeshtetje, gjate pjese se dyte te gares. Sipas trajneri te Partizanit, perballe Dinamos do te jete me e veshtire, por pavaresisht saj, Partizani do te luaje per nje qellim, deri ne fund te kampionatit. "Do te futemi ne fushe, qe te fitojme ndeshjet, perballe cdo kundershtari," - shprehet trajneri Duro. Derbi historik mes Dinamos dhe Partizanit nuk pritet te kete peshen e dikurshme. Nje sezon me pare, Dinamo fitoi titullin ne fund, pas ndeshjes derbi me Partizanin. Te kuqte, pas krizes se ketij sezoni ndodhen aktualisht ne vend te parafundit. Pas sinjaleve pozitive, ne javet e fundit, Partizani kerkon te dale nga zona e ftohte ku eshte "zhytur" prej kohesh. Per vete faktin se blute nuk do ta dorezoje lehte kuroren e kampiones, dhe per nje arsye tjeter se kane zhvilluar nje merkato te forte, derbi pritet te jete serish interesant. Pas humbjes se fundit presidenti Sulaj dhe drejtuesit e tjere te Dinamos, presin reagimin me Partizanin: "Diferenca me kreun eshte vetem pese pike," - shprehet Elvis Sina, nje nder lojtaret me me eksperience te Dinamos. "Do te thote dy ndeshje. Ne ndeshjen e radhes, do te kemi perballe Partizanin. Dy humbje radhazi, do te ishin me keq," - thekson Sina. Keshtu, pas humbjes deshperuese, 4-2 ne ndeshjen e pare zyrtare te ketij viti, Dinamo do te kerkoje fitoren, ne nje ndeshje ku trajneret respektive, sidomos Zlatko Dalic i Dinamos do te kete pergjegjesine e tij, ne rast te ndonje deshtimi te mundshem.

Java e 19-te (4 shkurt)

Apolonia- Bylis

Lushnja- Elbasani

Vllaznia- Besa

Tirana- Shkumbini

Partizani- Dinamo

Flamurtari- Teuta


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›