Cilësia ushqimore sipas standardeve evropiane
Mbrojtja e prodhuesit dhe garancia që kërkon konsumatori kanë qenë gjithnjë problematike gjatë viteve të fundit në Shqipëri.
Deri më sot, certifikimi i produkteve ushqimore është bërë nga kompani të huaja, gjë që nuk ka inkurajuar zhvillimin e një tregu të brendshëm të certifikimit ushqimor. Por tani është certifikuar një kompani shqiptare e quajtur Albinspekt. Sot, Albinspekt është trupa e parë dhe vetme shqiptare që ka arritur të fitojë akreditimin ndërkombëtar sipas Normës Evropiane EN 45011, nga institucioni prestigjioz gjerman DGA (Drejtoria Gjermane e Akreditimit). Kjo bën që certifikimi të jetë një mundësi reale për prodhimet vendase. Ata janë mbështetur prej fillimit të aktivitetit nga SECO (Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike) dhe SDC (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim).
Ambasadorja e Zvicres znj. Yvana Enzler tha si bizneset shqiptare në sektorin e bujqësisë tashmë po lidhen më mirë me tregtarët potencialë.“Ata gjithashtu po fitojnë një njohuri më të madhe rreth pritshmërisë dhe shijeve se konsumatorëve të huaj si dhe të trendeve të tregut. Kjo i mundëson ata të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve të tyre dhe të adaptojnë ofertën e tyre ndaj kërkesave të klientelës. Në këtë mënyrë, ata po shtrojnë themelet për një rritje të eksporteve.
Prodhimet organike shqiptare që janë çertifikuar prej Albinspekt, mund të gjenden tashmë në tregun e vendit tim. Kjo është një mundësi e mirë për të përmirësuar imazhin e vendit si në vend prodhues i produkteve të cilësisë së lartë.”, u shpreh ajo. Ndërsa zv/ministri i MBUMK Ndoc Faslia theksoi rolin e Ministrisë për të mbështetur produktet e certifikuara dhe specifikisht prodhimet e certifikuara organike.
“Qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve i ka dhënë një vëmendje te veçante bujqësisë organike. Qeveria ka filluar te subvencionë fermerët nga shuma simbolike deri ne shumën prej 500 euro për vitin 2010, për fermat te certifikuara te prodhimit organik.”, tha ai.