E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtim dramatik për Bekamin, i jep lamtumirën sezonit

Futbollisti i kombëtares së Anglisë ka këputur tendinën e Akilit në këmbën e majtë. Paraditen e sotme Bekam është nisur menjëherë drejt kryeqytetit të Finlandës, Helsinki, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mjekut që do ta operojë, nevojiten të paktën tre muaj që lojtari të fillojë të lëvizë normalisht dhe rreth një muaj më tepër për t’iu rikthyer fushës.

Në këtë mënyrë, ai i jep fund këtij sezoni dhe shpresës për një ftesë nga trajneri i kombëtares së “3 Luanëve”, Fabio Kapelo, për Botërorin e Afrikës së Jugut. Por “Spice boy” rrezikon t’i japë fund karrierës së futbollit të luajtur, pasi në moshën 35-vjeçare, vështirë se mund të jetë në gjendje të rikthehet në formën e mëparshme.

Nga ky lajm ka mbetur i tronditur trajneri i Milanit, Leonardo, që menjëherë pas fitores 1-0 me Kievon (që ngushtoi distancën nga Interi në vetëm 1 pikë), u shpreh: “Dëmtimi i tij na dhemb të gjithëve. Ishte një fitore emocionuese, por mungesa e Dejvidit e zbeh suksesin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›