E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti beson: Jemi në formë

Sipas Ançelotit, tifozët do t’i rezervojnë Mourinjos një pritje të bukur, të cilën ai e meriton. “Hoze ka përvojë të madhe, ka fituar Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj në kampionate të ndryshme. Edhe unë kam fituar në Europë, prandaj nuk mendoj se diferencën do ta bëjnë trajnerët. Do vlejë guximi, forca, cilësia që lojtarët do tregojnë në fushën e lojës”, nënvizoi numri një i stolit blu.

“Karleto” e pa ndeshjen e fundit të kundërshtarit në Katania, megjithatë, nuk u zë besë zikaltërve: “Duhet të përgatitemi për Interin më të mirë, jo për atë që pamë të premten. E di që janë një skuadër e fortë dhe do pres më të mirën prej tyre. Humbja në Katania mund t’i vërë në presion, por edhe t’i motivojë për të dhënë më të mirën në këtë ndeshje”.

Në lidhje me formacionin që do hedhë në fushë, ish-trajneri i Milanit tha: “Në portë do luajë Tërnbulli. Duket e pamundur të rikthehen Çeh dhe Hilario. Nuk duam të rrezikojmë me asnjërin prej tyre. Prandaj, do luajmë me portierin e tretë, edhe për arsyen se ai tregoi siguri në përballjen me Uest Hemin këtë fundjavë në kampionat”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›