E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilët tradhtojnë më shumë? Meshkujt apo femrat?

TIRANE- Shoqëria shqiptare po ndeshet gjithnjë e më hapur me dukurinë e tradhtisë në çift, duke e konsideruar si një fenomen social jo aq tabu. Soiologët zbulojnë mjaft prej shkaqeve të saj, një pjesë e të cilave të përbotshme. Ka shumë arsye pse partnerët në çift tradhtojnë. Disa në tradhti të lehta e të tjerë në tradhti dramatike. Por si duhet kuptuar ajo? Si realitet i natyrshëm, si ilaç i dashurisë apo si disfatë personale? Në mendjen dhe kulturën tonë tradhtia ka një ngarkesë negative: jo më kot Dante Aligeri në "Komedinë Hyjnore" i degdis dy tradhtarët Paolo dhe Francesca në rrethin e Ferrit. Por megjithatë nuk është e thënë që tradhtia të jetë gjithmonë "negative". Edhe pse statistikat tregojnë se mbi 70 për qind e njerëzve tradhtojnë, kjo mund të lexohet që "nëse nuk jemi ne personi që tradhton, atëherë është partneri ynë….". Midis pyetjeve të shumta që i janë bërë çifteve rreth faktorit kyç në një marrëdhënie dashurie, duket se përgjigja rezulton unike. Ajo është e njëjtë edhe pse njerëzit janë të karaktereve e të mendjeve të ndryshme. Besimi dhe të qenurit besnik. Kjo njëri a është i vetmi që i duhet ta përballojë? Janë këto shumë problematika që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me filozofinë e gjerë të tradhtisë. Arsye të shumta që çojnë në dilema të ndryshme. Pasione, inate, hakmarrje, kërkim për vetëvlerësim, siguri dhe revoltë janë të gjitha këto komponentë të cilët duket se nxisin të njëjtin reaksion, tradhtinë.
Ana e errët e dashurisë
Tradhtia është ajo që shumë çifte duken se i tremben më shumë gjatë bashkëjetesës së tyre. Është ana më e erret e një raporti dashurie, duke pasuar dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje besimi, zemërim dhe ankth. Ajo është cilësuar më të drejtë si mashtrimi më "perfekt" që të bëhet atëherë kur nuk e pret. Vjen papritur dhe pakuptuar në një mënyrë të frikshme dhe ikën me shumë gjurmë të thella në ndërgjegje, duke të vjedhur buzëqeshjen në mënyrën më të padrejtë. Është kostoja që paguan ironikisht. Ky është perceptimi që mund të përshkruhet rreth dramave të ndryshme që përjetohen çdo ditë midis shumë historive shqiptare. Rrethanat mund të jenë të ndryshme por shpesh herë të paqarta. Një djalë rreth moshës 25 vjeç lidhet me një grua të martuar, kjo 31 vjeçe me 2 fëmijë. Deri këtu dikush mund të mendojë se të dy ata i lidh vetëm seksi, pasi s'duhet të ketë dashuri mes tyre, por çudia është se ky person ka një të dashur 21 vjeçe. Në fakt këto janë histori që ndodhin çdo ditë. Janë histori ku të gjithë mund të gjejnë pak nga vetja dhe të kuptojnë se pavarësisht se lidhja e tyre duket se ecën mirë e shtruar, tradhtia mund të shfaqet kur nuk e pret dhe as e mendon.
Përse ndodh tradhtia?
Kjo është një ndër pyetjet përgjigja e së cilës është vërtet komplekse. Sigurisht që brenda mureve të errëta të dramës së paevitueshme duhet të ketë themele të forta për të arritur deri aty. Sipas psikoanalistit të njohur Zigmund Froid, ajo që çon kryesisht në tradhti është monotonia që lind në një marrëdhënie të caktuar. Një çift edhe pse duket se ka një raport të mirë e pozitiv, shpesh herë ndihet se mungon dëshira për të provuar ndjesi të reja, për të thyer monotoninë mbizotëruese. Ata që e marrin iniciativën më lehtë në këto lloj situatash duket se janë meshkujt. Kjo shpjegohet edhe me natyrën e tyre biologjike e psikologjike. Tek mashkulli është shumë e zhvilluar dëshira për të provuar ndjesi të shumta seksuale që në termat e mjekësisë përcaktohet me emrin "libido", e thënë ndryshe "uri seksuale". Ndërsa tek femrat kjo lloj gjendjeje, është shumë më e kontrolluar. Ato janë disi më të vetpërmbajtura e më të "arsyeshme". Prandaj ndodh që edhe pas shumë ndarjeve që mund të pësojnë të dyja palët si meshkujt apo femrat, shpeshherë, meshkujt e kanë më të lehtë të krijojnë një raport të ri. Ata janë më të lirë për të provuar emocione të reja. Si pasojë adoptohen shumë lehtë ndaj aventurave të ndryshme që ndërmarrin. Një tjetër arsye që çon në fenomenin e padëshiruar është thjesht për hir të një dashurie apo pasioni më të fortë që lind. Kjo zakonisht ndodh prej femrave të cilat nëse tradhtojnë e bëjnë sepse kanë gjetur një emocion tepër të fortë dhe bindës, pas të cilit do ishin të gatshme të paguanin me "çdo gjë". Madje edhe me humbjen e një raporti të gjatë dashurie që mund të kenë pasur. Ato arrijnë të zëvendësojnë më lehtë emocione, por vetëm në rastet kur kanë kuptuar se përjetojnë një emocion vërtet të fortë. Me pak fjalë, në rastin e femrave tradhtia ndodh kur ato dashurojnë vërtet. Në emër të pasionit kanë "ngulur" një thikë pas shpine. Duket se kjo është me e fortë se ajo e meshkujve të cilët tradhtojnë, në kuptime më seksuale. Megjithatë asgjë nuk është e prerë me thikë edhe pse këto mendohet të jenë rastet më tipike, midis shumë të tjerave, edhe pse sociologët të ndryshëm pohojnë se këto janë rastet kur tradhtia është më e vrazhdë e më goditëse. Pasi tradhti të tjera të cilat mund të shihen në një sy më pak tragjik janë ato që ndodhin në situata disi më lehtësuese. Shpeshherë partnerët ndihen të pavlerësuar nga njëri tjetri. Ajo që duan dhe kërkojnë është pak më shumë stimë, vëmendje dhe besim vlerësues. Pas debatesh të ndryshme ndodh që shumë prej partnerëve meshkuj apo femra, duket se kërkojnë një tjetër person i cili mund të jetë një dëgjues i mirë, qoftë edhe për pak kohë. Kjo përbën një tjetër arsye flagrante që çon në tradhti. Pak a shumë kjo përngjason me një tjetër formë, atë të hakmarrjes. Në shumë raste ndodh që partnerët për arsye xhelozie, apo inate të papritura e të pakuptimta revoltohen aq shumë saqë do të mjaftonte një tjetër njëri për të nxjerrë dufin dhe inatin e fshehur. Sigurisht shpirti kërkon shpagim, por le të themi që kjo nuk është mënyra më e mirë për ta marrë atë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›