E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane rreth 300 ndertime pa leje qe do prishen

Janë rreth 300 objekte pa leje në Tiranë, të cilat do të shemben krejtësisht. Kreu i policisë bashkiake u shpreh se aksionet do të vazhdojnë dhe qytetarët  e Tiranës janë të lutur të mos shpenzojnë më kursimet e tyre për ndërtimin e objekteve pa leje.

"Vetë objekti si shembull është që qytetarët e Tiranës të binden se policia bashkiake po zotëron kontrollet e territorit të bashkisë së Tiranës, dhe të mos harxhojë më para dhe mund për të bërë ndërtime pa leje, pasi ne jemi të vendosur që të zbatojmë ligjin. Rreth 300 ndërtime janë të konstatuara dhe janë bërë procesverbale përkatëse. Rreth 30 ndërtime janë shembur", tha Florenc Hoxha, drejtor i policisë bashkiake.

Autoritetet e policisë bashkiake thonë  se në listën e ndërtimeve pa leje ka  një shumëllosjhmëri objektesh, duke filluar nga  godinat njëkatëshe e deri  tek ato me mbi tre katër kate.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›