E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieira pranë rikthimit në Arsenal!

Ish mesfushori i mirënjohur i Arsenalit, Patrick Vieira është pranë rikthimit në Arsenal. Ish ylli francez i futbollit ka gjasa të kthehet te topçinjtë në një rol të ri në skuadër. Vieira është në listën e ngushtë për të punuar me skuadrën e të rinjëve të Arsenalit.

Pak ditë pasi Bergkamp flitej si kandidati më serioz, Wenger ka konfirmuar se Vieira është kandidati i preferuar i tij për këtë post.

Vieira është anëtar i skuadrës së Manchester Cityt por që thuhet se nëse do ti bëhet ofertë zyrtare nga Arsenali, ai nuk ka gjasa ta refuzoj pasi që ka dëshirë të punoj me ish trajnerin që e bëri të njohur./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›