Cipras: Qeveria jonë do jetë "qeveri e shpëtimit nga masat e ashpra"
ATHINE - Udhëheqësi i krahut të majtë SYRIZA, Aleksis Cipras ka thënë se po përpiqet të formojë një koalicion të bazuar në kundërshtimin e fortë të marrëveshjes së kredisë të nënshkruar me BE dhe FMN.
Cipras deklaroi se koalicioni i tij propozon një qeveri të së majtës, e cila do të jetë një “qeveri e shpëtimit nga Memorandumi”. Sipas tij, partitë promemorandum nuk kanë shumicën në Parlament, sepse populli votoi kundër politikave brutale dhe kundër masave të reja. Duke iu drejtuar liderëve të ND e PASOK, Cipras tha: “Nëse Samaras e Venizelos janë penduar dhe e duan koalicionin, i ftoj t’i dërgojnë BE-së një letër, ku ta informojnë se nuk janë të angazhuar për aplikimin e masave”.
Pas kësaj kërkese erdhi një reagim i ashpër i Antonis Samaras, i cili deklaroi se Cipras po bën gjithçka që qeveria të mos formohet dhe e akuzoi atë për arrogancë e populizëm. “Më kërkon të vë firmën për shpërbërjen e Greqisë. Ta dijë se përballë ka një parti evropiane të qendrës së djathtë, që nuk lejon tifozët e populizmit të shkatërrojnë vendin”, tha kreu i ND.
Në përpjekjen e tij, Cipras mori sot mbështetjen nga E Majta Demokratike e Fotis Kuvelis. Gjatë takimit të tyre, Kouvelis përsëriti qëndrimet e partisë së tij për anulimin e Memorandumit dhe qëndrimin e Greqisë në Euro.
Takimi me Fotis Kuvelis, ishte i pari që zhvilloi sot Aleksis Cipras në kuadër të negociatave për qeverinë. Për nesër është parashikuar takimi i tij me Antonis Samaras, Evangelos Venizelos dhe me kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos. Gjatë një kontakti telefonik sot, me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Komuniste, Aleka Papariga, kjo e fundit refuzoi çdo bashkëpunim.
Nëse për 3 ditë lideri i SYRIZA dështon në krijimin e një koalicioni, mandatin e merr kreu i partisë së tretë (PASOK), Evangelos Venizelos. Analistët thonë se shpejtësia me të cilën Samaras dështoi dhe dorëzoi mandatin e krijimit të qeverisë pa i përdorur 3 ditët e parashikuara në kushtetutë, konvergojnë në vlerësimin se i gjithë ky proces mund të gjenerojë zgjedhje të reja më 17 Qershor.
Lidhje te tjera Brukseli dhe SHBA, vëmendjen tek Greqia ende pa qeveri