E Diel, 1 Nëntor 2026

Në lokalin vjenez mund të porositësh 1 kafe dhe... mace?!

VJENË- Një kafe dhe një mace ju lutem! Pasi tani është krijuar mundësia që të pish një kafe dhe në të njëjtën kohë të ledhatosh apo të luash me një mace.
Kjo bëhet e mundur në një lokal në Vjenë, që është hapur së fundmi, dhe që mban emrin "Neko Caffe"

Lokali është hapur nga Alexander Thuer dhe bashkëshortes së tij japoneze, Takako
Ishimitsu, ndërkohë që "neko" në japonish do të thotë "mace".

Protagonistë të padiskutueshëm të lokalit janë pesë mace të marra nga një qendër strehimi kafshësh në Vjenë dhe që janë gati të tërheqin vëmendjen e klientëve. Ato quhen Sonja, Thomas, Moritz, Luca dhe Momo.
(el.me/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›