Sharrë, banorët kundër Romëve, përleshen me policinë
TIRANË-Një protestë kundër strehimit të personave nga komuniteti Rom ka shpërthyer sot pasdite në Sharrë të Tiranës. Protesta është përshkallezuar duke shënuar dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve protestues.
Tetë familje rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pra Stacionit të Trenit pas disa negociatave Bashki me Ministrinë e Punëve dhe Cështjeve Sociale u vendos të strehohen tek ish-reparti ushtarak.
Por, banorët e zonës së Sharrës janë kundër strehimit të 8 familjeve dhe për këtë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën. Banorët protestues mes të cilëve dhe gra, fëmijë e pleq ishin pajisur me shkopinj e gurë. Ata shprehen se nuk e dëshirojnë strehimin e romëve në zonën e tyre sepse trualli, deklaruan ata, eshte ne pronesi te tyre.
Por, 8 familjet rome, shumica gra e fëmijë po shoqërohen nga policia në këtë zhvendosje të tyre. Janë efektivët që tentuan negociatat me banorët për të hapur rrugën.
Por duket se banoret nuk kane pranuar te terhiqen nga qellimi i tyre. Ata kane kercenuar pjestaret e komuniteit rom se nuk do ta kene te lehte nese do arrijne te futen brenda ish-repartit ushtarak. Policia ka reaguar dhe ka kerkuar largimin e protestuesve, por situata ne keto momente eshte bere kaotike duke shenuar dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve protestues. Deri tani ka patur 4 të shoqëruar në polici nga radhët e banorëve protestues.
Banorët e kanë theksuar dhe më parë që në vizitën e Ministrit Spiro Ksera që njoftoi për një strehim të romëve aty se vendi ku ndodhet ish-reparti ushtarak është në pronësi të tyre.
Por autoritetet përkatëse kanë theksuar se pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë pasi zona e ish-repartit ushtarak në Sharrë është shtetërore.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga përleshja