Korcë, apeli në News24, shpëton vajza 10-vjecare
KORCË- 10-vjecarja Rebeka Huqi nga qyteti i Korcës, e cila vuante nga sëmundje e rëndë, tashmë mund ti rikthehet jetës normale. Pas apelit të prindërve të saj në TVNews24, vogëlushja e cila çdo ditë përballej me vdekjen i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në spitalin ‘Nënë Tereza’në Tiranë.
E përlotur nëna e vajzës thotë se 10-vjecarja tashmë gëzon shëndet të plotë.
“Rebeka doli me sukses, dhe jam shumë e lumtur që vajza ime erdhi sërish në jetë. Falënderoj TVNews24”- u shpreh e përlotur nëna e 10-vjecares.
“Jam shumë e lumtur. Ju falenderoj shumë që më sollët në jetë. Falenderoj për këtë edhe TVNews24”,- shprehet e lumtur Rebeka.
Prej moshës 10-vjecare, Rebeka Huqi vuante nga azma, ndërsa rrezikonte të mbetej e paralizuar si pasojë e një mpiksje gjaku në shtyllën kurrizore. Pas publikimit të historisë në TVNews24, Drejtoria e Spitalit të Korcës reagoi menjëherë duke nisur me urgjencë vogëlushen drejt kryeqytetit, ndërsa në ndihmë erdhën dhjetra emigrantë duke kontribuar financiarisht në shërimin e saj.
(el.me/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Korcë, historia e 10-vjecares në News24, spitali: Nesër niset për Tiranë Korçë, 10-vjeçarja lufton me vdekjen, familja apelon për ndihmë