Cipras merr mbështetje për qeverinë nga partia "E Majta Demokratike"
ATHINE - Kreu i koalicionit të së Majtës radikale SYRIZA, Aleksis Cipras merr mbështetjen nga E Majta Demokratike e Fotis Kuvelis, për një qeveri me legjitimitet të gjerë popullor. Gjatë takimit të tyre në përpjekjet për të formuar një qeveri, z.Kouvelis përsëriti qëndrimet e partisë së tij për anulimin e Memorandumit dhe qëndrimin e Greqisë në Euro.
Takimi me Fotis Kuvelis, ishte i pari që zhvilloi sot kreu i SYRIZA, pasi mori tek presidenti Karolos Papulias mandatin për formimin e qeverisë. "Është një moment historik për të majtën dhe përgjegjësi personale e imja” deklaroi Cipras, duke shtuar se koalicioni i tij propozon një qeveri të së majtës, e cila do të jetë një “qeveri e shpëtimit nga Memorandumi”. Sipas tij, partitë promemorandum nuk kanë shumicën në Parlament, sepse populli votoi kundër politikave brutale dhe kundër masave të reja. Duke iu drejtuar liderëve të partive të mëdha Cipras tha: “Nëse Samaras e Venizelos janë penduar dhe e duan koalicionin, i ftoj t’i dërgojnë BE-së një letër, ku ta informojnë se nuk janë të angazhuar për aplikimin e masave”. Megjithatë në axhendën e tij të kontakteve takimi me këta dy nuk është përjashtuar. Nesër Cipras do të takohet me Antonis Samaras, Evangelos venizelos dhe me kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos. Gjatë një kontakti telefonik sot, me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Komuniste, Aleka Papariga, kjo e fundit refuzoi çdo bashkëpunim.
Nëse për 3 ditë ai dështon në krijimin e një koalicioni, mandatin e merr kreu i partisë së tretë (PASOK), Evangelos Venizelos. Analistët thonë se shpejtësia me të cilën Samaras dështoi dhe dorëzoi mandatin e krijimit të qeverisë pa i përdorur 3 ditët e parashikuara në kushtetutë, konvergojnë në vlerësimin se i gjithë ky proces mund të gjenerojë zgjedhje të reja më 17 Qershor.
FMN-ja e dha një paralajmërim dje duke shtyrë ardhjen e misionin të saj në Athinë dersa të formohet një qeveri e qëndrueshme në vend, ndërsa BE tha se pret që Greqia të respektojë angazhimet e saj. Deklarata e Angela Merkel, kur tha se s'do të ketë asnjë rinegociim të mundshëm të Memorandumit, nuk ishte një përgjigje vetëm për presidentin e ri të Francës, por edhe për Greqinë. SHBA shprehu shpresën që partitë politike në Greqi, të cilat po përpiqen të krijojnë një qeveri bashkëpunimi, t’ia arrijnë këtij qëllimi. Në Athinë nuk ka asnjë koment mbi këto raporte, por është e qartë se vendi po përjeton një atmosferë hijerëndë dhe është vetëm një hap larg nga anarkia dhe kaosi.
Lidhje te tjera Brukseli dhe SHBA, vëmendjen tek Greqia ende pa qeveri