Diploma e Bossi-t, hesht zv. ministri i Arsimit, Shamata
TIRANE- Zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës Halit Shamata nuk ka pranuar të japë asnjë koment lidhur me cështjen aq shumë të debatuar të diplomës Bossi.
I pyetur nga gazetarët gjatë ceremonisë së firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit me ujësjellësin e Tiranës dhe universitetin Politiknik mbi monitorimin e ujit të pijshëm në Tiranë, Shamata ka qendruar hermetik duke mos dhënë asnjë detaj mbi ecurinë e hetimit administrativ që Ministria e Arsimit prej disa ditësh ka ndërmarrë pranë universitetit Kristal.
Ndërkohë burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit sqarojnë për News 24 se menjëherë pas incidentit të publikuar nga mediat italiane dhe ato shqiptare ka dërguar tre specialistë të saj, për të hetuar procedurën dhe dokumentacionin mbi të cilin Renzo Bossi, djali i ish-kreut të Lega Nordit, Umberto Bossi-t, është diplomuar pranë universitetit Kristal.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)