E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse askush nuk i viziton domenet seksi .xxx?

SHBA- Analiza e një milion domeneve më të popullarizuara në Internet ka treguar që pesë muaj pasi domenet “porno” u miratuan mes tyre ka vetëm 61 me prapashtesën.xxx.

Në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar ICANN, organi përgjegjës që menaxhon domenet, ka shënuar fillimin e punës së domeneve .xxx. Me këtë hap me emërues të përbashkët janë futur të gjitha ato web faqe me përmbajtje të thjeshtë, në të cilat mund ti hasni lirshëm nëpër hapësirat e pafunda të internetit.

Faqja Domain Name News ka bërë një analizë dhe në mesin e një milion domeneve më të popullarizuara në Internet janë gjetur vetëm 61 që shfrytëzojnë .xxx. Natyrisht, numri i domeneve .xxx të regjistruara është shumë më i madh.

Ekzistojnë gjithsej 215,835 domene të regjistruara, prej të cilave 132,859 janë vërtet me përmbajtje pornografike, ndërsa 82,976 janë të regjistruara vetëm që pronarët e brendeve të caktuara dhe personaliteteve të famshme të mbrohen nga lidhjet me përmbajtjet pornografike. Domeni më i popullarizuar nga .xxx, sipas Alexa, është casting.xxx.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›