Cisse, i çmendur

Menaxheri i QPR-së, Mark Hughes ka kritikuar sulmuesin Djibril Cisse për ndërhyrjen e “çmendur” pas së cilës u përjashtua derisa skuadra u zhyt në zonën e rrezikuar në Premierligë.
Cisse, u përjashtua për herë të dytë pas katër paraqitjeve pas ndërhyrjes së ashpër ndaj zëvendësuesit të Sunderlandit, Frazier Campbell kur QPR ishte duke humbur 1-0. Ata tani kanë një pikë më pak se zona e sigurisë pas humbjes 3-1, kurse Cisse rrezikon të dënohet për katër ndeshje.
“Ishte ndërhyrje e çmendur nga Djibril. Ai e di këtë”, deklaroi Hughes.