E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sturridge preferon qendrën

Daniel Sturridge preferon të luajë në rol të qendërsulmuesit për Chelsean por është i kënaqur t’i ndihmojë skuadrës edhe nga krahu.

Sturridge, 22 vjeç, ka startuar në 21 prej 30 ndeshjeve të Chelseas në Premierligë këtë sezon, kryesisht në krahun e majtë pasi Didier Drogba ose Fernando Torres janë preferuar në qendër të sulmit. Por, Sturridge ka pranuar se pozita e tij e preferuar është roli i qendërsulmuesit.

“Qendra është pozita ku gjithmonë kam preferuar të luaj. Por, kudo që më aktivizon menaxheri nuk më paraqet problem, jam i lumtur ti ndihmoj ekipit edhe nga krahu”, deklaroi ai për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›