Cisse, vështirë në Premierligë

Pavarësisht golit të fitores në debutimin e tij kundër Aston Villas, e më pas një tjetër shënimi ndaj Wolves, përforcimi i ri i Newcastle United, Papiss Demba Cisse e ka të vështirë të adaptohet në Premierligë, sipas menaxherit trajnerit Alan Pardew.
“Cisse vuan të adaptohet në Angli. Në stërvitje ai punon shumë dhe tregon potencial të madh. Por, problemi është se për momentin nuk jemi duke krijuar raste të mjaftueshme për të”, deklaroi Pardew për tabloidin britanik Daily Mirror.
Cisse iu bashkua Neëcastles në janar nga Freiburg.